Gogi Kids: Ku Fëmijët Rriten me Gëzim!

Një Ambient i Sigurt dhe Frymëzues për Të Vegjlit

Çerdhe 7- 24 muajsh

Në Çerdhe, fëmijët nga 7 deri në 24 muaj gjejnë një mjedis të ngrohtë dhe mbrojtës. Këtu, ata zhvillojnë aftësitë e tyre bazë përmes lojërave dhe aktiviteteve të përshtatshme për moshën e tyre. Përditë, ata mësojnë dhe eksplorojnë botën rreth tyre nën kujdesin e stafit tonë të trajnuar. Me një kujdes të veçantë dhe një program të përshtatshëm, fëmijët marrin hapat e tyre të parë të mësimit në një mjedis të sigurt dhe mbështetës.

Kopësht 3-5 vjeç

Kopshti Gogi është një vend ku fëmijët nga 3 deri në 5 vjeç zhvillojnë aftësitë e tyre sociale dhe akademike. Përmes lojërave edukative, projekteve krijuese dhe mësimeve interaktive, ata mësojnë dhe rriten çdo ditë. Aktivitetet tona janë të përqendruara në zhvillimin e aftësive të ndryshme, duke u siguruar që çdo fëmijë të ndjehet i vlerësuar dhe i përfshirë. Me një staf të përkushtuar dhe një program të pasur, fëmijët përjetojnë ditë të mbushura me mësim dhe argëtim.

Parashkollor 5-6 vjeç

Në nivelin Parashkollor te Gogi, fëmijët nga 5 deri në 6 vjeç janë të përgatitur për të ndërmarrë udhëtimin e tyre shkollor. Këtu, ata thellojnë njohuritë e tyre dhe ndërtojnë një bazë të fortë për vitet e ardhshme të mësimit. Përmes një kurrikule të pasur dhe aktiviteteve praktike, ata mësojnë, eksplorojnë dhe sfidojnë vetveten në një mjedis mbështetës dhe inkurajues. Stafi ynë i dedikuar siguron që çdo fëmijë të marrë kujdesin dhe vëmendjen e duhur, duke i ndihmuar ata të lulëzojnë dhe të jenë të gatshëm për sfidat e ardhshme.

Rreth Nesh

Tek Gogi, pasioni ynë është rritja dhe zhvillimi i çdo fëmije.

Ne ofrojmë një hapësirë të ngrohtë, të pastër dhe mbështetëse ku mësimi dhe loja bashkohen për të krijuar përvoja të paharrueshme. Me mësues të trajnuar dhe të aftë, çdo fëmijë është i vlerësuar dhe i inkurajuar të ndjekë ëndrrat e tij në një ambient të sigurt dhe stimulues.

 

Përse duhet të na zgjidhni ne?

Vlerat tona

Mëso dhe luaj

Në ne fëmijët nuk ndalen kurrë. Për çdo moment të ditës, ata janë ose duke mësuar, ose duke luajtur, ose madje duke mësuar përmes lojës. Lojërat tona janë jo vetëm argëtuese, por edhe stimuluese, të dizajnuara për të ndihmuar në zhvillimin e aftësive motorike dhe për të stimuluar kureshtjen e tyre. Kështu, çdo aktivitet bëhet një mësim i fshehur në një lojë.

Ushqim i shendetshem

Ne përqendrohemi te një dietë e shëndetshme për fëmijët tanë. Çdo vakt është i përgatitur me përkujdesje dhe përmban ushqyesit esencialë që fëmijët kanë nevojë për të rritur trupin dhe mendjen e tyre në mënyrë të shëndetshme.

Mësues të mrekullueshëm

Stafi ynë i dedikuar është zemra e Gogit. Me një pasion për mësimin dhe një dashuri për fëmijët, ato ofrojnë një ndihmë të paepur dhe një mësimdhënie cilësore. Ne investojmë rregullisht në trajnimet e tyre për të siguruar që çdo fëmijë të përfitojë nga një përvojë mësimore e pasur dhe e përkujdesshme.

Ambienti ynë

Tek Gogi, kemi krijuar një mjedis të ndritur dhe të pastër, të menduar posaçërisht për fëmijët. Kjo hapësirë jo vetëm që është e sigurt dhe tërheqëse për syrin e tyre, por edhe një vend ku ata ndihen si në shtëpi. Për të garantuar shëndetin dhe mirëqenien e tyre, dezinfektojmë vazhdimisht ambientet tona.

Na kontaktoni

+355 69 638 8221

Kopshti ynë

Galeria jonë e fotografive

Si ta regjistroni fëmijën tuaj

Jeni të interesuar për një ambient me të mirë për fëmijën tuaj?

Stafi ynë Pedagogjik

Mësueset tona janë zemra e Gogi.

Ato janë të përkushtuara, të pasionuara dhe me një aftësi të veçantë për të ndërtuar marrëdhënie të forta me fëmijët. Kjo është arsyeja pse fëmijët ndihen të sigurt dhe të mbështetur në çdo hap të udhëtimit të tyre mësimor. Por ne nuk ndalemi këtu. Për të garantuar një mësimdhënie cilësore dhe një kujdes të jashtëzakonshëm, trajnojmë rregullisht stafin tonë, duke i përgatitur ato me metodat më të fundit dhe praktikat më të mira në fushën e arsimit.

Orari

MON-FRI 08:00 – 17:00
SAT 08:00 – 15:00

Kontakti

Phone: +355 69 638 8221​

Vendndodhja​

Pane Inxhinjerise se Ndertimit, Rruga Artan Lenja nr 33, Tirana 1001

Na Ndiqni​
Scroll to Top